Banka Popullore informon se propozimet për zëvendësguvernatorë janë paraqitur në Parlament pas thirrjes publike dhe në përputhje me procedurat ligjore, në këtë fazë, procedura e përzgjedhjes është në kompetencë të Kuvendit.
“I hedhim poshtë kategorikisht pretendimet se përzgjedhja e zëvendësguvernatorëve po pengohet ose se funksionimi i Bankës Kombëtare po vihet në pikëpyetje”, theksojnë nga Banka Popullore.
Sipas nenit 55, paragrafi 3 i Ligjit për Bankën Popullore, një anëtar i Këshillit, mandati i të cilit ka skaduar, deri në emërimin e një anëtari të ri, ka të njëjtat autorizime dhe kryen të njëjtat detyra të përcaktuara me ligj.
Kjo, siç thekson Banka Popullore, siguron vazhdimësinë në operacione dhe garanton stabilitetin dhe funksionimin e qetë të institucionit, gjë që është gjithashtu në përputhje me udhëzimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.



