Grupi i punës për Kodin zgjedhor u mblodh përsëri në një takim

Grupi i punës për Kodin zgjedhor u mblodh përsëri në një takim që nuk zgjati më shumë se 30 minuta. Përfaqësuesit politik, në dalje nga takimi, shkurt thanë se kanë pranuar disa draft ndryshime që do t’i shqyrtojnë e që kanë të bëjnë vetëm me rekomandimet e ODIHR-së. Pasi të shqyrtojnë draftin, ata do të mblidhen përsëri. Për momentin grupi i punës flet vetëm për propozim-ndryshime dhe jo për Kod të ri zgjedhor, ashtu siç pritej ose ashtu siç kërkon BE-ja. Në rast se do të ndryshohet më shumë se 30% e ligjit, atëherë do të llogaritet si Kod i ri zgjedhor. Kjo është larg paralajmërimeve që grupi i punës të flasë edhe për modelin zgjedhor, njësitë zgjedhore, listat e hapura dhe uljen e numrit të deputetëve./ Alsat.mk.