Agjenda reformuese ishte kryefjalë e takimit Mucunski-Kos në Bruksel

Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë mbeten kusht për përparimin e vendit në rrugën evropiane. Kjo u theksua edhe në takimin kokë më kokë mes ministrit të Jashtëm Timço Mucunski dhe komisioneres për zgjerim, Marta Kos në Bruksel. Shefi i diplomacisë thotë se kryefjalë e takimit ishte zbatimi i agjendës reformuese.

“Shohim kënaqësi në pjesën e implementimit në pjesën e masave që janë pjesë e agjendës reformuese e cila është kruciale për Planin për Rritje. Veçanërisht muajt e fundit atë që po e dëgjojmë si “feedback” nga Brukseli, është se dallojmë nga një pjesë e madhe e shteteve kandidate nga rajoni. Kështu që ndjej se ka kënaqësi, përgjigjen konkrete duhet ata ta japin por ne do të vazhdojmë jo sikur deri tani por në mënyrë ende më intensive të punojmë në pjesën e agjendës reformuese”, deklaroi Timço Mucunski – Ministër i jashtëm.

Mucunski nuk pret që konflikti i fundit mes SHBA-ve dhe Iranit të ndikojë as në Maqedoni e as në Ballkanin Perëndimor veçanërisht pasi nga presidenti amerikan Donald Trump u paralajmërua ndërprerje të konfliktit.

Padyshim se kur kemi stabilitet më të gjerë gjeopolitik ka të tillë që duan të shfrytëzojnë këtë mundësi për prishje të stabilitetit rajonal që e kemi. Irani është shtet, fqinjët tanë si Shqipëria shumë mirë e dinë se mund të ndikojë negativisht në rajonin tonë. Kështu që në korniza të sistemeve të sigurisë ku kontribuojmë, ndjekim gjendjen, japim mendime tona dhe jemi të gatshëm të japim kontribut për stabilitet të përforcuar politik dhe të sigurisë në rajonin tonë.

Takime do të ketë edhe me përfaqësues për arsim nga Komisioni Evropian. Ndërsa pas Brukselit, vizitë zyrtare do të realizohet edhe në Varshavë ku ministri Mucunski do të takojë homologun e tij nga Polonia. / Alsat.mk.