Tregjet kanë lëvizur menjëherë, sapo presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-ja dhe Irani po zhvillonin “biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive” të tyre në Lindjen e Mesme.
Nafta bruto Brent ka rënë me 13% në rreth 96 dollarë për fuçi.
Çmimet e benzinës kanë rënë po ashtu.
Trumpi ka shkruar në Truth Social të hënën se kishte udhëzuar Departamentin e Luftës që të shtynte të gjitha sulmet ndaj objekteve energjetike të Iranit për një periudhë pesë-ditore, për të parë ecurinë e bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit.



