Vdes edhe gruaja tjetër që u plagos mbrëmë në Podujevë/ Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

Podujeva është tronditur pasditen e djeshme për një vrasje makabre e një personi dhe plagosja e dy grave.

Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara Ardita Gashi. Burime të mediave bëjnë të ditur se dy personat ishin në lidhje dashurie që një kohë, por se pas disa krizave çifti po shkonte drejt ndarjes.

Me këtë arsyetim dyshohet se Ardita e ka thirrur për takim Ilazin nga Obiliqi. Me të arritur ai në shtëpinë e saj, Ardita Gashi dyshohet se ka shkrepur disa herë armën në drejtim të tij duke e lënë të vdekur 42 vjeçarin.

Gruaja e axhës së Arditës me të dëgjuar krismat ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e njëjta më pas ka shkrepur armën edhe ndaj familjares së saj.

Pas aktit kriminal, e dyshuara është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar me vrasje të personave të tjerë që kanë tentuar t’i afrohen asaj.

Pas një aksioni të Policisë, Gashi dyshohet se ka tentuar vetvrasjen.

Burime të mediave bëjnë të ditur se Ardita gjatë ditës ka patur vazhdimisht lëvizje të dyshimta me një çantë në krah, para aktit kriminal.

Ajo dhe gruaja e axhës së saj po trajtohen në QKUK dhe raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Një i burrë është vrarë dhe dy gra janë plagosur të dielën në mbrëmje në fshatin Majac të Podujevës.

Njëra nga të plagosurat është 31-vjeçarja që dyshohet se vrau të fejuarin e saj.

Ajo pashtu dyshohet se ka plagosur edhe gruan e axhës 71-vjeçare e më pas edhe veten.

Dy të plagosurat pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Podujevë janë transferuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Nga kjo klinikë kanë bërë të ditur se gjendja e dy pacientëve është e rëndë dhe jo stabile.

“Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry ekzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubura me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, tha Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

Po ashtu e plagosur në këtë rast ka mbetur edhe dyshuara që e ka kryer aktin.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla.

Syla deklaroi se gjendja e pacientëve është shumë e rëndë.

“Dy paciente gjinisë femrore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry ekzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubura me frymarje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, u shpreh Syla.

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac, ku sipas informacioneve nga burime të afërta me rastin, është bërë i ditur identiteti i të dyshuarës.

Sipas këtyre burimeve, e dyshuara dyshohet të jetë Ardita Gashi, rreth 30 vjeçe.

Ajo është gjetur e plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes me armë zjarri pas kryerjes së krimit.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe persona të tjerë të plagosur, ndërsa viktima që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi, rreth 43-45 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe disa persona të plagosur, ndërsa e dyshuara kryesore është gjetur e plagosur rëndë, pasi dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen pas kryerjes së krimit.

Policia dhe njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte në fshatin Majac, janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.

Ato nga Emergjenca e Spitalit të Podujevës, tashmë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kjo u bë e ditur për median nga shefi i Emergjencës, Arben Beqiri.

“Janë në rrezik për jetë”, deklaroi ai.

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Majac të Podujevës të dielën.

I vrari është i fejuari i të dyshuarës, mëson media.

Poashtu sipas informacioneve të televizionit e dyshuara ka plagosur edhe gruan e axhës.

Vrasjen e një personi e ka konfirmuar dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ende nuk ka dal me detaje për rastin.

Një person është vrarë mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës.

Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi.

Ende nuk ka detaje nga Policia e Kosovës për rastin.