Irani: Anijet e huaja mund të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit me koordinim për arsye sigurie

Përfaqësuesi i Iranit në Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO) deklaroi se anijet e huaja mund të vazhdojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, për sa kohë kjo bëhet në koordinim me qeverinë iraniane për arsye sigurie.

Ali Mousavi, i cili është gjithashtu i dërguar i Iranit në Mbretërinë e Bashkuar, tha për agjencinë e lajmeve Mehr se detyrimet ndërkombëtare duhet të shoqërohen me respekt ndaj “integritetit territorial dhe të drejtave të Iranit”.

Ai shtoi se Irani është i gatshëm të bashkëpunojë me IMO-n dhe me vendet e tjera për të përmirësuar sigurinë detare dhe për të mbrojtur marinarët.

Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për “armiqtë” e Iranit, theksoi Mousavi, duke shtuar se lufta e SHBA-së dhe Izraelit është “rrënja e situatës aktuale” në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit.

Image

© SYRI.net