Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me raportin për integrimin e Shqipërisë në institucionet evropiane, duke e akuzuar atë për mashtrim të qëllimshëm të opinionit publik.
Berisha theksoi se ndryshe nga sa pretendon Rama, raporti për Shqipërinë nuk është votuar dhe vendi ka mbetur pas në procesin e integrimit, në një kohë kur vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, janë vlerësuar dhe kanë marrë mbështetje të qartë ndërkombëtare.
Sipas tij, kjo situatë tregon qartë dështimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur standardet e kërkuara dhe për të çuar përpara reformat kyçe.
Deklarata e plotë:
Maksim Jaho: Ju akuzoni Ramën se ai mbylli derën e integrimit duke mos i dorëzuar SPAK-ut, Belinda Ballukun. Rama u kundërpërgjigj duke thënë se raporti i Këshillit të Evropës për Shqipërinë është i shkëlqyer. Çfarë përgjigje do i kthenit Ramës në këtë rast?
Sali Berisha: Mashtrimi i radhës i Edi Ramës. Raporti nuk u votua, mbeti në klasë.
Lexo pak, Mali i Zi u votua dhe u përshëndet votimi për Malin e Zi.
Mali i Zi u veçua, kurse Shqipëria mbeti në klasë.
Dhe një tjetër.
Rama e shpalli publikisht se akoma nuk është kuptuar këtu.
Lerta e përbashkët Rama-Vuciç, Rama tërhiqet faktikisht tashmë nga procesi i vërtetë i integrimit dhe kërkon një shteg për të mbijetuar në pushtetin e tij ku të mos i kërkohen zgjedhje të lira, ku të mos i kërkohet respektimi i pluralizmit, ku të mos i kërkohet lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës por t’i jepen tregtia e lirë dhe vizat.
Ky ëshë qëndrimi i Ramës. Për çdo gjë gënjen dhe u garantoj se në çdo deklaratë ka vetëm gënjeshtra.
Një pjesë i ka të qëllimshme, të tjera i ka nga injoranca sepse mund t’u them se më injorant në problem shteti dhe qeverisje se atë, nuk është ulur kush kurrë në atë karrige.
© SYRI.net




