Një grua e ka kanosur dhe më pas e ka sulmuar fizikisht një police brenda stacionit policor në Ferizaj.
Në raportin 24-orësh të Policisë të shtunën thuhet se gjatë futjes nën kontroll të së dyshuarës, policja ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësore.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim
Raporti i Policisë:
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Brigada 161, Ferizaj 20.03.2026-01:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.




