DEA e vendos “objektiv prioritar” presidentin e Kolumbisë

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, është caktuar si “objektiv prioritar” nga Administrata Amerikane e Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA), ndërsa prokurorët federalë në New York po hetojnë lidhjet e tij të dyshuara me trafikantët e drogës, shkruan “Associated Press”.

Të dhënat e DEA-s tregojnë se Petro është shfaqur në hetime të shumta që datojnë që nga viti 2022, shumë prej të cilave bazohen në intervista me informatorë konfidencialë. Krimet e dyshuara që DEA ka hetuar përfshijnë marrëveshjet e mundshme me kartelin Sinaloa të Meksikës dhe një skemë për të shfrytëzuar planin e tij “paqe totale”” për të përfituar nga trafikantë të njohur të cilët kontribuan në fushatën e tij presidenciale.

Të dhënat gjithashtu sugjerojnë përdorimin e forca të policisë për të kontrabanduar kokainë dhe fentanil përmes porteve kolumbiane.

Etiketimi “objektiv prioritar” është e rezervuar për të dyshuarit që DEA i konsideron se kanë ndikim të rëndësishëm në tregtinë e drogës.

Petro mohoi të gjitha lidhjet me trafikantët e drogës dhe pohoi se nuk pranoi kurrë fondet e tyre gjatë fushatës. Në një shkrim të premten në “X”, ai argumentoi se procedurat ligjore në SHBA do të shkatërronin përfundimisht akuzat nga e djathta ekstreme kolumbiane, një grup që ai pretendon se është i përfshirë me trafikantët.