RMV-ja në vendin e 82-të në listën e vendeve më të lumtura, Kosova e 16-ta, Finlanda sërish në krye

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 82-të, e fundit nga vendet e rajonit në listën e vendeve më të lumtura, ndërsa Finlanda sërish kryeson. Lista përfshin gjithsej 147 vende, ndërsa Afganistani renditet i fundit, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet, raporti ofron një pasqyrë mbi nivelin e kënaqësisë dhe cilësinë e perceptuar të jetës së njerëzve në mbarë botën.

Vlerësimi përfshin faktorë si ndikimi ekonomik, shëndeti, ndjenja e lirisë, bujaria e njerëzve dhe perceptimi për korrupsionin.

Qytetarët në Maqedoni janë më të kënaqur me mbështetjen që marrin nga komuniteti dhe bujarinë. Mesatarisht janë të kënaqur ose të pakënaqur me PBB-në mesatare, si dhe me jetëgjatësinë e pritshme të shëndetshme, ndërsa më pak të kënaqur ose shumë të pakënaqur janë me ndjenjën e lirisë dhe nivelin e korrupsionit.

Pozicioni më i ulët i Maqedonisë në këtë listë ka qenë vendi i 127-të.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë, Kosova renditet e 16-ta, Sllovenia e 18-ta në listën e vendeve më të mira në botë, Serbia në vendin e 30-të, Bosnja dhe Hercegovina e 47-ta, Mali i Zi i 60-ti, ndërsa Kroacia e 70-ta.

Shqipëria renditet në vendin e 86-të, Bullgaria në të 84-tin, ndërsa Greqia në të 85-tin.

Vendi i dytë në listë është Islanda, e ndjekur nga Danimarka, Kosta Rika dhe Suedia, Norvegjia, Holanda, Izraeli, Luksemburgu dhe Zvicra janë ndër dhjetë vendet e para.

Lista përfshin gjithsej 147 vende, ndërsa Afganistani renditet i fundit.