BFI bën të ditur orën e faljes së namazit të Fitër Bajramit

Përmes Myftinisë në Shkup, Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar orarin e faljes së namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit.

Sipas njoftimit, besimtarët në Shkup, më 20 mars, namazin e sabahut do ta falin në ora 05:04, ndërsa namazi i Fitër Bajramit do të falet në ora 06:19.

Manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e Mustafa Pashës.