Për shkak të borxhit të madh, komunës së Tearcës sot i është bllokuar xhirollogaria. Kreu i kësaj komune Daut Memishi theksoi se borxhi është krijuar nga përbërja e kaluar. Përveç borxhit bazë ndaj furnitorëve, borxhin e komunës e kanë rritur edhe shpenzimet nga përmbaruesit dhe kamatat, thekson Memishi. Sipas tij ish kreu i komunës ka punuar në mënyrë të pandërgjegjshme, duke e futur komunën në borxhe të mëdha ndaj furnitorëve. Alsat muaj më parë informoi mbi borxhin e komunës së Tearcës, i cili po hetohej nga revizorët. Memishi pati paralajmëruar se do të dorëzojë padi për keqmenaxhim me buxhetin e komunës nga ish kryetari.
Maqedoni Për shkak të borxhit të madh, komunës së Tearcës sot i është...






