Ushtria amerikane do të dislokojë në anije robotë që fluturojnë e që ngjiten murit

Kompania “Gecko Robotics” ka fituar një kontratë me vlerë të 71 milionë dollarëve për të dislokuar robotë që ngjiten murit dhe inteligjencë artificiale në anijet Flotës së Paqësorit të Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Robotët e kësaj kompanie ngjiten nëpër trupat e anijeve dhe fluturojnë në hapësira të mbyllura, duke mbledhur të dhëna strukturore dhe të materialit që e ushqejnë platformën softuerike të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e quajtur “Cantilever”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ky sistem mund të identifikojë riparime deri në 50 herë më shpejt dhe më saktë se inspektimet manuale, sipas kompanisë që është në pronësi private. Në një rast të dokumentuar, një vlerësim i vetëm robotik i një kuverte fluturimesh eliminoi më shumë se tre muaj të vonesave të mundshme për mirëmbajtje, tha kompania.

“Gecko” tash për tash operon një flotë prej afro 250 robotësh me klientë komercialë e qeveritarë dhe planifikon që të prodhojë 50 ose 60 të tjerë këtë vit.

Sipas kontratës 5-vjeçare, e dhuruar nga Marina e ShBA-së dhe Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, kompania “Gecko” do ta fillojë punën në 18 anije të Flotës së Paqësorit, me një pagesë fillestare deri në 54 milionë dollarë.

Në mesin e anijeve të përfshira në program janë anijet gjuajtëse, anijet amfibe dhe anijet luftarake bregdetare./Nacionale