BE-ja heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, Kasami: Vendim i drejtë dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Besa, dhe njëri nga udhëheqësit e VLEN-it, Bilall Kasami ka përshëndetur vendimin e BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura në vitin 2023, transmeton TV21. Kasami në rrjetin social Facebook shkruan se është vendim i drejtë dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Statusi i plotë i Bilall Kasami

“E përshëndes vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Vendim i drejtë dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës, por edhe mirënjohje për punën dhe angazhimin e Qeverisë Kurti në procesin eurointegrues.

Shpresoj që shumë shpejt Kosova ta formalizojë statusin kandidat dhe të bashkohemi një ditë në familjen e madhe europiane”.