Trumpi zotohet se do ta marrë Kubën: Besoj se do ta kem nderin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar se do “ta marrë” Kubën, ndërsa ishulli u zhyt në errësirë të hënën pas një ndërprerjeje totale të energjisë elektrike. Ndërprerja erdhi si pasojë e një embargoje të rëndë të naftës të vendosur nga SHBA-ja.

Pas gati shtatë dekadash sfidim, autoritetet komuniste në Havana janë nën presion të madh nga administrata e Donald Trumpit.

“E dini, gjithë jetën time kam dëgjuar për Shtetet e Bashkuara dhe Kubën. Kur do ta bëjnë Shtetet e Bashkuara këtë?” – tha Trump, transmeton “Reuters”.

“Besoj se do ta kem… nderin ta marr Kubën,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Qoftë ta çliroj, ta marr – mendoj se mund të bëj çfarë të dua me të, për të thënë të vërtetën. Ata janë një komb shumë i dobësuar tani”.

Ishte një nga kërcënimet më të qarta të republikanit dhe erdhi ndërsa ishulli në Karaibe me 9.6 milionë banorë po përballet me një tjetër ndërprerje të madhe të energjisë elektrike.