Përgatituni për një kthesë të madhe: Vala e ftohtë do të sjell shi dhe borë në Maqedoni

Maqedonia po përgatitet për një ndryshim të situatës meteorologjike për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore. Sipas parashikimeve, në ditët në vijim mund të presim mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të theksuara në pjesët perëndimore të vendit, transmeton Portalb.mk.

Me rënien e temperaturave ditore, priten reshje shiu dhe bore në vendet më të larta, ndërsa në male reshjet do të jenë me borë.

Në Shkup, moti do të jetë dukshëm më i freskët me reshje të herëpashershme. Deri të mërkurën, era do të fryjë nga jugu, ndërsa të enjten dhe të premten, priten erëra të moderuara deri të forta veriore.