Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur që pas mesnate, të rriten çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni, përcjell TV21. Çmimet e benzinës dhe vajit ekstra të lehtë do të rriten për 7 denarë, ndërsa çmimi i naftës për 6,5 denarë.

Çmimet e karburanteve sipas vendimit të sotëm të KRRE-së:

Benzina BS-95 – 86,50 den/l

Benzina BS-98 – 88,50 den/l

Nafta- 92,00 den/l

Vaji esktra i lehtë- 89,50 den/l