
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s” nëse aleatët nuk ndihmojnë që të sigurohet Ngushtica e Hormuzit – një rrugë kritik ujore për transportin botëror të naftës, ka raportuar të hënën (16.03.2026) BBC.
Në një intervistë për “Financial Times”, presidenti amerikan ka thënë se pret që Kina të ndihmojë zhbllokimin e ngushticës dhe se do të mund ta shtynte samitin me liderin kinez, Xi Jinping, nëse Pekini zyrtar nuk përfshhet në këtë çështje.
Në bordin e “Air Force”, Trump ka thënë gjithashtu se fjalën e ka “për shtatë” vende për “policimin” e ngushticës, duke shtuar se “do ta mbajë mend” nëse ato përfshihen që t’i ndihmojnë amerikanët.
Njëherësh, Izraeli ka thënë se ka nisur “operacione tokësore të shënjestruara dhe të kufizuara” kundër “Hezbollahut”, të mbështetur nga Irani në Libanin jugor.
Bombardime të ashpra janë raportuar në Teheran, derisa Irani dhe “Hebzollahu” kanë shkrepur raketa në drejtim të Izraelit. Arabia Saudite ka bërë të ditur se ka rrëzjar dhjetëra dronë gjatë orëve të natës së mbrëmshme.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, njëri më të ngarkuarve në botë, ka njoftuar ka nisur ngadalë të rifillojë fluturimet pas “një incidenti me dron”.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


