“E mbajtën si mbret”, gazetari jep detaje për seancën ndaj Gjestit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot u mbajt seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti. Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Lidhur me zhvillimin e seancës gjyqësore, gazetari Pleurat Salihu në emisionin “Kosova Today” tha se siguria ishte e tepruara nga ana e Gjykatës, ndërsa shtoi se gardianët e trajtuan si “mbret” Gjestin, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, si asnjëherë më parë ka qenë një siguri e tepruar nga ana e stafit në Gjykatë, po ashtu edhe gardianët e mbajtën Gjestin si një lloj mbreti në seancën gjyqësore, neve na u pamundësua komplet që t’ia shohim fytyrën dhe t’ia bëjmë ndonjë fotografi, mirëpo krejt ajo që mund të them për të, është se Gjykata nuk e ka luajtur rolin të cilin do duhej ta luante”, tha ai në Klan Kosova.