Trump paralajmëron sërish Iranin: Goditja e madhe po vjen! Regjimin terrorist do e shkatërrojmë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka paralajmëruar sulme të mëdha ndaj Iranit.

Në një reagim në “Truth Social”, presidenti amerikan ka reaguar sërish, duke thënë se SHBA po shkatërron regjimin terrorist të Iranit.

“Shikoni çfarë u ndodh sot këtyre të çmendurve. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në të gjithë botën për 47 vjet dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vras ​​ata”, shkroi presidenti amerikan.

Gjithashtu ai është shprehur se marina e Iranit është zhdukur po ashtu edhe forcat ajrore.

“Ne po e shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, por nëse lexoni Neë York Times-in e dështuar, do të mendoni gabimisht se nuk po fitojmë. Marina e Iranit është zhdukur, forca e tij ajrore është zhdukur, raketat, dronët dhe gjithçka tjetër është shkatërruar, dhe udhëheqësit e tij janë zhdukur nga faqja e dheut. Ne kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municione të pakufizuara dhe shumë kohë”, ka thënë ai.

© SYRI.net