Çka bëjnë gjykatësit shqiptarë të Kushtetueses?

Shkruan: Ruzhdi Matoshi

Arbën Xhaferi në analizat e tij përshkruante vështirësitë dhe qasjen e politikanëve maqedonas si një mendësi antishqiptare që nuk pushon asnjëherë, sidomos përballë të drejtave që shqiptarët në Maqedonin e veriut i fituan nga Marveshja e Ohrit.
Ai paralajmëronte se: nëse Kushtetuta u jep shqiptarëve disa të drejta, ato do të pengohen me ligje; nëse këto të drejta fitohen me ligje, ato do të cungohen dhe minimizohen në mënyrë administrative. Ky paralajmërim i Arbën Xhaferit sot në premisë administrative po bëhet realitet përmes mosimplementimit të të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, si përfaqësimi adekuat, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe pjesëmarrja në vendimmarrje në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila aktualisht perceptohet si njëpartiake dhe njëetnike.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së veriut duhet ta ruajë frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe kohezionin ndëretnik të shtetit, e jo të përcjellë frustrime partiake nacionaliste maqedonase. Një qasje e tillë mund t’i shtyjë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin organizime deri në nivelin e padëgjueshmërisë qytetare si formë reagimi mbrojtës.
Gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të luajë rolin e noterit të veprimeve destruktive të gjykatësve maqedonas, por duhet të jetë aty për të ngritur zërin dhe për të mbrojtur parimet kushtetuese, jo për të luajtur rolin e statistit.
Ata duhet të reagojnë edhe përmes mos-pjesëmarrjes apo deri në dorëheqje, nëse ky institucion vazhdon me këtë qasje që perceptohet si antishqiptare.