Elijona vjen me poza “të nxehta” nga Zvicra

Elijona Binakaj ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me paraqitjen e saj të fundit nga Zvicra.

Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të zi të ngushtë dhe çizme të gjata, duke pozuar në mënyrë provokuese dhe plot vetëbesim.

Pozat e saj kanë marrë menjëherë komente dhe pëlqime të shumta nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen dhe stilin e saj.

Pas eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova”, Elijona vazhdon të mbetet shumë aktive në rrjetet sociale,shkruan Kosovarja.