Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se po u shpërndan të gjithë anëtarëve të stafit të tij këpucë të markës së tij të preferuar, që janë kryesisht të çmimeve më të lira – dhe shumë prej tyre kanë “frikë” të mos i mbathin ato para tij.
“The Wall Street Journal” ka raportuar se presidenti u ka dhënë këpucë prej lëkurë “Florsheim” ndihmësve, zyrtarëve dhe vizitorëve VIP.
Ata që morën këpucë u siguruan t’i mbathnin kur Trumpi ishte pranë tyre. Me vetëm rreth 145 dollarë, ose në zbritje 59.90 dollarë, këpucët nuk janë aq të shtrenjta.
“Është histerike sepse të gjithë kanë frikë të mos i mbathin”, ka thënë një burim për median.
Trumpi vetë nëpër takime zyrtare ka pyetur publikisht për këpucët duke i lavdëruar ato, ose duke i pyetur nëse i kishin pranuar ende një palë.
Ata që kanë marrë nga një palë këpucë nga Trumpi raportohet të jenë zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick, Drejtori për Komunikime Steven Cheung dhe Sekretari i Transportit Sean Duffy.
Ngjarja është shpërndarë përmes fotografive nëpër rrjete sociale. “Clash Report” publikoi një foto të këmbëve të dikujt që tha se ishin të Rubios, dhe shkroi: “Marco Rubio me këpucë të mëdha që Trumpi ia porositi vetëm duke hamendësuar numrin e tij të këmbës”.



