“Tragjikomik”, Abdixhiku: Do dukemi qesharak para botës nëse shkojmë sërish në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se askush nuk i dëshiron zgjedhjet në momentin ku ndodhet vendi aktualisht.I pari i LDK-së e quajti tragjikomik mundësinë për të shkuar edhe një herë në zgjedhje.
Pos tjerash, Abdixhiku pohoi se me kryeministrin Albin Kurti kishin rëndë dakord se nëse shkohet sërish në zgjedhje, sipas tyre, do të dilnin qesharak para botës.“Askush s’i ka qejf zgjedhjet në këtë moment, u pajtuam që do dukeshim shumë qesharak para botës po të shkonim edhe një herë në zgjedhje, hera e tretë”, tha ai në Klan Kosova.
“Tragjikomik, fakti që krijojmë drama, dhe vazhdimisht krijojmë zgjedhje”, u shpreh Abdixhiku.