‘U plagos gjatë luftës’/ Pse nuk po shfaqet në publik Mojtaba Khamenei

Kanë kaluar 3 ditë që kur Mojtaba Khamenei u zgjodh udhëheqës suprem i Iranit dhe ende nuk është publikuar asnjë foto apo video. Në mes të luftës, masat e sigurisë janë padyshim të rrepta dhe ai duhet ta kalojë gjithë kohën e tij në bunkerë, por zyrtarët iranianë kanë dhënë garanci se materialet do të publikohen.

Burime të njohura me çështjen i thanë gazetës “Jerusalem Post” të martën se Khamenei u plagos gjatë luftës, por mbetet i aftë të kryejë detyrat e tij dhe të menaxhojë punët shtetërore.

Televizioni shtetëror iranian raportoi gjithashtu të hënën se Mojtaba Khamenei ishte plagosur, megjithëse nuk dha detaje rreth rrethanave të lëndimit apo ashpërsisë së tij. Nuk dihej se kur ndodhi lëndimi apo nëse ndikoi në aftësinë e tij për të kryer detyrat e tij.

Sidoqoftë, vazhdon Jerusalem Post, mungesa e Khameneit nga skena publike po shkakton debat. Kritikët e regjimit thonë se mungesa e tij ngre pyetje se kush po e udhëheq realisht qeverinë e Iranit. Figura të shquara të opozitës iraniane pretendojnë se një tjetër zyrtar i lartë i regjimit mund të ushtrojë pushtet ndërsa Mojtaba vepron kryesisht si një udhëheqës simbolik.

© SYRI.net