Steve Witkoff udhëton drejt Izraelit: Le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë

I dërguari i veçantë amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff deklaroi në një intervistë për CNBC se ka të ngjarë të udhëtojë në Izrael javën e ardhshme për të koordinuar planet lidhur me luftën kundër Iranit.

Ai gjithashtu sugjeroi mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit, duke thënë se “le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë”, dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkatërruar pothuajse të gjitha kapacitetet e Iranit për pasurimin e uraniumit.

“Le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë. Nëse duan, jam i sigurt që presidenti do të ishte i hapur për këtë”, tha ai.

Witkoff shtoi se rusët kanë mohuar të kenë ndarë informacione inteligjente me Iranin për mjetet ushtarake amerikane, duke thënë se ky mohimi është bërë gjatë një bisede telefonike të hënën midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin.

“Udhëheqësit e Rusisë gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan Donald Trump të hënën mohuan pretendimet se po ndajnë informacione inteligjente me Iranin gjatë luftës”, tha Witkoff.

Ndryshe, Trump dje foli me Putinin ndërsa Witkoff theksoi se edhe atëherë është pohuar se nuk ndajnë informacione.