Trump: Irani do ta kishte sulmuar ShBA-në brenda një jave

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se Irani do ta kishte sulmuar ShBA-në brenda një jave.

Ai gjithashtu u shpreh se lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt, raporton Sky News.

“Brenda një jave, ata do të na sulmonin. 100%. Ata kishin të gjitha këto raketa, shumë më tepër nga sa mendonte kushdo, dhe do të na sulmonin”, tha ai.