OBSH paralajmëron: Po bie shi i përzier me naftë në Iran

Sulmet SHBA-Izrael ndaj objekteve të naftës të Iranit po ndotin ushqimin, ujin dhe ajrin e vendit, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ka pasur raportime për shira të mbushur me naftë që bien në disa pjesë të vendit”, tha Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai paralajmëroi se rreziku mund të ketë ndikime veçanërisht serioze shëndetësore tek fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Duhet theksuar se sulmet amerikane-izraelite shënjestruan një numër objektesh të ndryshme nafte në dhe përreth kryeqytetit të Iranit, Teheran, gjatë fundjavës, duke vrarë katër persona, sipas televizionit shtetëror iranian.