Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka marrë 11 kërkesa nga vendet fqinje me Iranin, si dhe nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, për dronë interceptues, sisteme lufte elektronike dhe trajnime.
“Ne gjithashtu kemi shqyrtuar në detaje kërkesat e vendeve për mbështetje të besueshme nga ana jonë në përballimin e dronëve Shahed dhe sfidave të tjera të ngjashme”, tha Zelensky.
Deklarata u bë pas një takimi me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë.
“Disa kërkesave tashmë u është përgjigjur me vendime specifike dhe mbështetje konkrete”, tha ai.
Edhe më herët, Zelenski kishte shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Aleancën dhe shtetet e Gjirit, në konfliktin në Lindjen e Mesme kundër Iranit.
© SYRI.net



