Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e konsideruar të ligjshme kërkesën e SPAK për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Ky është një hap tjetër në procesin ligjor që ka përfshirë tashmë tre gjykata të cilat e kanë vlerësuar si të drejtë pezullimin e saj si Zëvendëskryeministre dhe Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë.
SPAK ka deklaruar se qëndron fakti që Balluku është shkarkuar nga detyra, por thekson se duhet të lihet formalisht në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.
Pas këtij vendimi, Avokati Ardian Kalia ka deklaruar se nuk duhej që kjo seancë të zhvillohej, duke theksuar se “ka rënë objekti”, pasi tani është miratuar një dekret për shkarkimin e Ballukut nga detyra. Ai shtoi se ky vendim është një përpjekje e panevojshme për të vazhduar me procedurat ligjore, duke pasur parasysh shkarkimin e saj nga qeveria.

© SYRI.net



