Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi vendosjen e gjashtë avionëve luftarakë F-16 dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore në Qipro, duke përmendur zhvillimet e fundit në rajon. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se vendosja e aseteve ushtarake u zhvillua në ishull që nga sot, në kuadër të një plani që, siç thuhet, ka të bëjë me forcimin e sigurisë në Qipro.
“Për shkak të zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe në kuadër të planifikimit gradual që synon forcimin e sigurisë së Republikës Turke të Qipros Veriore, gjashtë avionë luftarakë F-16 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore janë vendosur në Republikën Turke të Qipros Veriore që nga sot”, thuhet në deklaratë.
Ministria turke gjithashtu lë të hapur mundësinë e lëvizjeve të mëtejshme ushtarake, varësisht nga zhvillimet në rajon dhe vlerësimet e Ankarasë për sigurinë.
“Masa shtesë do të vazhdojnë të merren nëse vlerësohet e nevojshme, pas vlerësimeve të bazuara në zhvillime”, theksohet më tej në deklaratë.
© SYRI.net



