Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Besart Jasharin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Kurti e uroi  Jasharin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.