Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e kineasteve kosovare në promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare, raporton GazetaBlic.
Ai tha se përmes punës dhe suksesit të tyre në kinematografi, ato po e ngritin gjithnjë e më shumë imazhin e shtetit.
Sipas tij, gratë në kinemanë e Kosovës jo vetëm krijojnë për të treguar histori, por edhe për të frymëzuar dhe për ta afruar kulturën kosovare me botën.
Postimi i plotë:



