Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar se si mësuesit shqiptarë në kohë përndjekjesh nuk u dorëzuan për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe, teksa ka shprehur mirënjohje në 7 Mars për të gjithë mësimdhënësit.
Ajo ka thënë se shkolla shqipe gjithnjë ka qenë akt qëndrese e popullit.
“7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe. Shkolla shqipe ishte akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice. Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan. E mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë ka përcjellë një porosi që brezat e rinj të rriten me dashuri për gjuhën, atdheun dhe lirinë.



