Sektori per Pune te Brendshme (SPB) – Stacioni policor në fshatin Mateç të Likovës ka bere te ditur se e ka arrestuar një 39 vjeçar, nën dyshimin se ka gjuajtur në drejtim të një veture në të cilën gjendeshin dy veta. Sipas kumtesës per opinion te policisë, ngjarja ka ndodhur me datën 6 mars 2026 (e premte).
“Në datën 6 mars ne ora 06:15, policët e Stacionit Policor ne fshatin Matec, e kane arrestuar personin me iniciale A.M. 39-vjeç nga fshati Hotël i Likovës”, ka njoftuar Sektori per Pune te Brendshme.
Sipas policise, personi ne fjale dyshohet se rreth ores 00:15 duke levizur me makinë nga fshati Ropalcë në drejtim të fshatit Nakushtak i Likoves, nga makina “Xhip” ne te cilën ishin edhe disa veta, ka gjuajtur disa plumba me revole ne drejtim te vetures “Opel Omega” me targa Kumanove, në të cilën ishin personi E.Sh (45) nga fshati Hotël dhe H.A. (43) nga Kumanova.



