Në një rrëfim tejet hapës dhe polemizues në emisionin “Në Qendër” me gazetarin Vasko Eftov, ish-drejtori gjeneral i Shtëpisë Botuese “Nova Makedonija”, Pande Kolemishevski, ka zbuluar detaje të panjohura mbi bashkëpunimin e fshehtë Shkup-Beograd gjatë viteve të përgjakshme të luftërave në ish-Jugosllavi, përcjell INA.
Sipas Kolemishevskit, ndërsa bota vendoste sanksione të rrepta ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit, në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë gjithçka funksiononte pa asnjë pengesë.
“Çfarë sanksione, as që bëhej fjalë , se gjithçka rridhte si duhet. Maqedonia i jepte ndihmën më të madhe Serbisë gjatë asaj kohe, duke e furnizuar me benzinë, derivate të tjera dhe duke mundësuar transportin e armëve. Ndoshta pak dihet, për gjak për frontin, por përmes Maqedonisë transportoheshin edhe plazma e gjakut, që ishte nevoja më e madhe për frontet e luftës. Gjithçka kalonte përmes territorit maqedonas; këtu nuk po flas thjesht për kontrabandë cigaresh, por për furnizime jetike që mbanin gjallë makinerinë e asaj kohe.”, theksoi Kolemishevski.
Këto deklarata kanë nxitur debate dhe reagime pasi që vërtetojnë dyshimet e kamershme se elitat politike dhe ekonomike të asaj kohe në Maqedoni kanë pasur lidhje të ngushta me strukturat e Beogradit, duke i mundësuar regjimit të Millosheviqit t’i mbijetonte izolimit ndërkombëtar, shpeshherë në kurriz të paqes dhe sigurisë rajonale.(INA)





