Pas ngjarjes tragjike në Karposh, ku vdiqën Ivana dhe Katja, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova refuzon ta festojë festën e grave më 8 mars, kjo për shkak të mosfunksionimit të sistemit. Ajo shtoi se e shqetëson fakti që në vitin e kaluar 2025 ka pasur 4.745 raportime për dhunë në familje dhe 6 raste vrasjeje, dhe për 2 muajt e parë të vitit 2026 tashmë 4 raste femicidi. Këto shifra alarmante janë pasqyrë e një shoqërie ku e drejta themelore njerëzore për jetën është e rrezikuar dhe banalizimi i dhunës ka arritur deri në shkallën e femicidit, theksoi presidentja Siljanovska.
“Është e vështirë çdo 8 Mars të numërojmë viktima të reja, të prezantojmë statistika të përditësuara, të diskutojmë politika, të miratojmë strategji duke treguar pothuajse të njëjtat probleme. Duke prezantuar të dhëna brutale dhe duke propozuar propozime të mëparshme, por pa masa dhe aktivitete të ndërmarra. Edhe këtë 8 Mars, menjëherë pas vdekjes së pa kuptueshme të Ivana dhe Katja, më është e vështirë ta perceptoj si ditë të gruas”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova – presidente e Maqedonisë së Veriut.



