Kërkohej nga Interpoli, shtetasi i Shqipërisë arrestohet në kalimin kufitar “Bllatë”

Man's hand is locked with the handcuffs

Një shtetas i Shqipërisë, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar, është ndaluar në pikën kufitare “Bllato” në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri.

“Në pikën kufitare “Blato” në hyrje të vendit, oficerët e Stacionit Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare “Bllato” e privuan nga liria A.B. (38) nga Republika e Shqipërisë”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.

Gjatë kontrollit të pasaportave dhe kufirit, oficerët e policisë përcaktuan se ai kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli-Hungaria.

Ai u transferua në Departamentin e Punëve të Brendshme – Dibër për procedura të mëtejshme.