Në prag të vendimit për presidentin, Kurti: Edhe unë jam kureshtar

Çështja e zgjedhjes së presidentit ka bërë që Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje të mblidhet për të diskutuar rreth emrave të mundshëm për këtë post.

Pak minuta më parë, në mbledhje ka mbërritur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, nëse Vjosa Osmani është kandidate për presidente, Kurti nuk dha një përgjigje konkrete, transmeton Klankosova.tv.

“Tash jam duke shkuar në mbledhjen e grupit parlamentar. Besoni që, ngapak, edhe unë jam kureshtar porsi ju”, u shpreh kreu i LVV-së, duke lënë të hapur çështjen e emrit që do të propozohet.