Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek politika antiserbe. Vulin, në një emision në mediat serbe, ka thënë se Serbia duhet të veprojë në Kosovë ashtu siç, sipas pretendimit të tij, vepron Izraeli përmes Mossad-it kundër atyre që i konsideron armiq.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste në Serbi, Aleksandar Vulin, ish-shef i BIA-s, ka kërcënuar Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai deklaroi në një emision në mediat serbe se Serbia dhe BIA duhet të veprojnë në Kosovë njësoj siç, sipas tij, Izraeli dhe Mossadi veprojnë ndaj atyre që janë kundër interesave të tyre.
“Shteti serb duhet të veprojë. Unë, pas kësaj, do të kërkoja nga shërbimet tona të krijojnë një plan të qartë se si do të merremi me individë me emër e mbiemër, të cilët janë bartës të politikave antiserbe, e ata le të mendojnë se çfarë do t’u ndodhë. Mundet Izraeli, mundet Mossadi, pse s’mundet shërbimi serb, pse s’mundemi ne?”, ka thënë Vulin.



