Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të folur

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një përditësim të shkurtër në rrjetet sociale mbi luftën në Iran.

Duke iu përgjigjur një përdoruesi tjetër në Truth Social i cili ka thënë se sulmet amerikane kanë çuar në “lindjen e Doktrinës Trump”, presidenti ka shkruar për Iranin se “Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe Lidershipi kanë ikur. Ata duan të flasin. Unë thashë ‘Tepër Vonë!'”.

Presidenti amerikan ishte i pari që njoftoi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ishte vrarë në sulme të shtunën, disa orë para se media shtetërore iraniane të konfirmonte vdekjen.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Trumpi ka thënë se sulmet ndoshta do të zgjasin katër deri në pesë javë, ndërsa sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio ka paralajmëruar se “goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur”.