Trump: Kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije iraniane, po ndjekim edhe të tjera

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Truth Social ka zbuluar se 9 anije iraniane janë fundosur nga SHBA-të. Ai i ka cilësuar anijet si të mëdha dhe të rëndësishme për Iranin.Trump gjithashtu theksoi se operacioni vijon për shkatërrimin e anijeve të tjera. Ai e ka cilësuar këtë si një sulm tjetër ku arritën të shkatërronin selinë iraniane detare.

“Sapo më njoftuan se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije detare iraniane, disa relativisht të mëdha dhe të rëndësishme.Po i ndjekim të tjerat — ato së shpejti do të jenë në fund të detit. Në një sulm tjetër, ne shkatërruam kryesisht selinë e tyre detare. Përveç kësaj, Marina e tyre po bën shumë mirë’, shkruan Trump.