Po i marrin ushqimet humanitare që edhe ata ta kenë sofrën e iftarit të begatshme.
Iniciativa “Dora e Mëshirës” për skamnorët po siguron rreth 370 iftare çdo ditë në rrugën “Jahja Pasha” të Shkupit.
Vullnetarja Lulzime Miftari, për TV21 deklaroi se numri i nevojtarëve në krahasim me vitin e kaluar është më i lartë.
“Regjistrimin e bëjmë nëpërmjet, paraqiten te numri i Dorës së Mëshirës ose na shkruajnë në facebook ose në instagram, në bazë të atyre ne i verifikojmë familjet kemi mundësi edhe t’u shkojmë në shtëpi, t’i shohim si i kanë kushtet dhe në bazë asaj u japim edhe ndihma, u japim edhe ndihmë nëse ka nevojë për operime”, tha Lulzime Miftari.
Paralelisht me iftaret sot u shpërndanë rreth 60 palë këpucë, të siguruara nga një donator anonim.
Ka edhe persona të cilët kalojnë aty dhe lënë pije freskuese për tua dhënë skamnorëve.
“Veshmbathje do të ketë besoj një javë para bajramit, për shkak se edhe ne duhet të organizohemi, sepse jemi vetëm vullnetare te kjo iniciativa dora e mëshirës, me zotin para do të kemi kontribut edhe nga donatorët”, deklaroi Lulzime Miftari.
Vullnetarja Lulzime Miftari tha se paratë që do të mblidhen për fitra do të shpërndahen si pako ushqimore te familjet në nevojë.



