Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizuan sot vizitë në terren në lagjen Dizhon.
Siç tha Mexhiti, Dizhoni po transformohet dhe po bëhet me infrastrukturë moderne duke bërë të ditur se po përmbyllen punimet në infrastrukturë nëntokësore, ujësjellës, kanalizim e asfaltim të rrugëve. Gjithë këto projekte, Mexhiti tha se kapin vlerën e 2 milionë eurove ku mbi 70 për qind e punimeve janë të përfunduara.
Projekti përfshin 18 rrugë dhe ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit. Investimi përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit fekal, rrjetit të ri të ujësjellësit dhe rikonstruksionin e plotë të rrugëve, duke i dhënë kësaj lagjeje një standard të ri jetese.
Rrjeti i kanalizimit fekal është përfunduar plotësisht në të gjitha rrugët dhe degëzimet anësore, ndërsa rrjeti i ujësjellësit është drejt përfundimit, me mbi 70% të punimeve të realizuara. Pas përmbylljes së plotë të ujësjellësit, do të realizohet pranimi teknik nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, si hap formal drejt përfundimit të investimit. Faza e fundit do të jetë asfaltimi i të gjitha rrugëve të përfshira në projekt.
“Kjo është punë që bëhet me ritëm, me plan dhe me rezultate të matshme. Dizhoni po transformohet nga themeli, me infrastrukturë moderne dhe standard që qytetarët e meritojnë. Përfundimisht po përmbyllet me infrastrukturë nëntokësore e gjithë Dizhoni, projekt që përfshinë 88 milionë denarë për infrastrukturë nëntokësore, ujësjellës, kanalizim, rrjet atmosferik dhe 15 milionë që kanë hy për rrugën 15 dhe rrugën 17 më herët të cilat janë të përmbyllura.



