Arrestohet 27-vjeçari nga Banjica e Poshtme për kërcënim dhe tentim-sulmi ndaj bashkëshortes në Gostivar

Më datë 28.02.2026, në orën 21:25 në Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme (DPB) Gostivar kanë privuar nga liria personin me iniciale J.Z. (27 vjeç) nga fshati Banjicë e Poshtme, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 26-vjeçare, me të cilën ndodhen në proces divorci, se ai i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe më pas e kishte thirrur para ndërtesës së saj, ku kishte filluar të sillet në mënyrë agresive dhe kishte tentuar ta sulmonte fizikisht, por ishte parandaluar nga persona të tjerë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës penal.