Presidenti i Iranit paralajmëron hakmarrje pas vrasjes së Khameneit

This handout picture provided by the Iranian presidential office shows Iran's President Masoud Pezeshkian giving a speech during a rally marking the 46th anniversary of the 1979 Islamic Revolution at Azadi Square in Tehran on February 10, 2025. (Photo by Iranian Presidency / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / HO / IRANIAN PRESIDENCY" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e ka cilësuar vrasjen e udhëheqësit suprem Ali Khamenei si një “luftë të hapur kundër myslimanëve, veçanërisht shiitëve, në të gjitha cepat e botës”.

Në një deklaratë të publikuar në kanalin zyrtar Telegram të qeverisë iraniane, Pezeshkian thekson se Irani “e konsideron gjakderdhjen dhe hakmarrjen kundër autorëve dhe nxitësve të këtij krimi historik si detyrë dhe të drejtë të tij legjitime, dhe do të bëjë çmos për të përmbushur këtë përgjegjësi dhe detyrë të madhe”.

Pas përhapjes së spekulimeve mbi fatin e presidentit, një zëdhënës i zyrës së tij konfirmoi se Masoud Pezeshkian është në shëndet dhe siguri të plotë.

© SYRI.net