Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për cështjen e Presidentit.
Kurti u shpreh se për një pozitë të tillë padyshim do të duhej të ishte nga familja Jashari, teksa për Murat Jasharin tha se do të ishte zgjedhja e duhur.
“Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë për këtë cështje, pas formimit të Qeverisë kam nisur angazhimin intensiv për këtë proces. Por pa harruar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në Kuvend, kam qenë i vetëdijshëm që vv nuk i ka keto vota kam vendosur kontakte me liderët e dy partive më të mëdha opozitare që të diskutojmë për mënyrat e tejkalimit të kësaj sfide. Takimet kane qenë konstruktive”, u shpreh Kurti.
“Nje figurë e tillë pa dyshim se do ishte nga familja Jashari, mendoj se Murat Jashari do ishte nder per republikën. Në kohë te vështira ne kemi gjetur mbështetjen dhe frymëzim nga Familja Jasharit edhe sot zgjedhja e një figurë si Murat Jashari do ishte zgjedhja e duhur. Ky vazhdon të mbetet rasti ideal”, tha ai.
Megjithatë, Kurti u shpreh se presidenti mund të propozohet nga cilado parti.



