Mediat shtetërore në Iran kanë konfirmuar në të njëjtën kohë lajmin për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Një nga prezantuesit, lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë duke qarë në një transmetim të drejtpërdrejtë.
Gjatë kësaj kohe ai po e lexonte deklaratën zyrtare të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Udhëheqësi dhe Imami i myslimanëve, Madhëria e Tij Ajatollah Sejed Ali Huseini Khamenei, në rrugën e mbrojtjes së lartësimit të faltores së shenjtë të Republikës Islamike të Iranit, piu eliksirin e ëmbël e të pastër të martirizimit dhe iu bashkua Mbretërisë së Lartë Qiellore”, ka thënë ai sipas një përkthimi të agjencisë Reuters. LINK



