Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje, ku do të shqyrtojë amendamentet e dy marrëveshjeve financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-010 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë”, si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-009 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”.



