Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave Mustafa Dauti, realizoi sot një vizitë zyrtare në pikën kufitare Tabanovë.
Gjatë vizitës, Dauti zhvilloi takim pune me zyrtarët doganorë për organizimin e punës, përkushtimin dhe përgjegjësinë që kërkon menaxhimi i një fluksi të madh udhëtarësh dhe mallrash. U theksua rëndësia e një qasjeje profesionale, por mbi të gjitha njerëzore ndaj çdo qytetari që kalon kufirin.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe funksionimi i modelit One Stop Shop, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në përshpejtimin e procedurave dhe ka reduktuar kohën e pritjes.
Po ashtu, zëvendësdrejtori Dauti theksoi domosdoshmërinë e forcimit të kontrolleve dhe vigjilencës në terren, me qëllim parandalimin e çdo forme të kontrabandës apo veprimtarive të paligjshme. Siguria dhe zbatimi i ligjit mbeten thelbësore për ruajtjen e integritetit të kufirit dhe për mbrojtjen e interesave të shtetit.
Vizita përçoi mesazhin se modernizimi dhe bashkëpunimi mbeten prioritet në funksion të një kufiri më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas.





